Vajza shpëtohet nga zjarrfikësit pasi ngeci në dritare (Foto)

Një vajzë u shpëtua nga zjarrfikësit pasi ngeci në një dritare.

Fun

06/09/2017 18:45

Historia e saj po thyen rrjetin jo vetëm në Britani.

Vajza kishte dalë në një takim romantik me studentin Liam Smyth, 24 vjeç.

Pasi darkuan, ata shkuan në apartamentin e djalit për një gotë verë.

Ajo që ndodhi më pas është një histori e çuditshme.

Vajza shkoi në banjë, por ajo ishte e bllokuar dhe nuk shkarkonte.

Në panik e sipër, ajo mori disa letra, e futi aty jashtëqitjen e saj dhe deshi ta hidhte nga dritarja.

Por jashtëqitja ngeci në një hapësirë të ngushtë.

Atëherë duke menduar se si gjimnaste do ia dilte, u fut në hapësirën e ngushtë për të kapur jashtëqitjen.

Aty ngeci dhe u desh që të vinte shërbimi i zjarrfikëses që ta shpëtonte.

Smyth tha se pavarësisht këtij incidenti të çuditshëm, ai ka vazhduar të dalë me vajzën.

“Është një vajzë e mirë,” tha ai. /Lajmi.net/