Vajza rrëfen tmerrin që i ndodhi kur “i dashuri e “detyroi” të kryente marrëdhënie me dikë” tjetër

Të gjithë e kemi nga një të fshehtë, e cila na mundon. Një vajzë nga Britania i ka rrëfyer psikologes së “The Sun” se ka një lidhje që nuk e bën të ndihet aspak mirë. Ajo tregon se i dashuri i saj është shumë xheloz, posesiv dhe nuk e lejon atë të takojë as miqtë e saj apo të ruaj kontakte me ta.

Lifestyle

28/08/2017 19:42

Unë jam 21 vjeçe dhe jam e lidhur me një djalë 23 vjeç. Ai nuk më lejon të takoj asnjë nga shokët apo shoqet e mija, vetëm familjarët e mi. Para disa javësh ai u largua nga shtëpia sepse i duhej të shkonte në një qytet tjetër për 15 ditë.

Sapo iku, unë i thash se doja të shkoja tek kushërira ime që ishte në një tjetër qytet sepse nuk doja të rrija vetëm. I pëlqeu ideja dhe më la. Por në fakt unë nuk shkova për kushërirën por të takuar shokun tim të ngushtë. Pasi dolëm dhe pimë disa gota, unë u ndjeva keq dhe ai më shoqëroi për në hotel.

Më pas u shtrimë të përqafuar dhe unë e falënderova që më qëndroi pranë.Ashtu si pa kuptuar ai më puthi dhe më pas përfunduam duke bërë seks.

Ajo natë ka qenë më e bukura për mua dhe kuptova se sa shumë e doja dhe se jeta me të dashurin tim më kishte ardhur në majë të hundës”, – ka shkruar vajza. /Lajmi.net/