Vajza që vuan nga një gjendje e rrallë gjenetike (Foto)

Njerëzit shpesh thonë se bukuria gjendet brenda, dhe se “gjërat thelbësore në jetë nuk shihen me sy”. Por, a është e mundur që të ndjekësh këto parime kur jeni të rrethuar vazhdimisht me imazhe të femrave të bukura, reklamave të ndryshme kozmetike, këshillave dhe kremrave për t’u dukur më bukur?

Fun

16/07/2015 14:10

Duhet të kesh guxim, vendosmëri dhe dashuri. Kjo vajzë i ka të gjitha këto.

Isa-Bella Leclair, një vajzë 19 vjeçe nga Kanada, ka lindur me një gjendje të rrallë gjenetike të njohur si sindromi ‘Parkes Weber’ dhe vuan nga limfadema, një efekt anësor i PWS, i cili nuk lejon lëngjet limfatike të rrjedhin mirë dhe shkakton ënjtje anormale në një pjesë të caktuar të trupit.

Si rezultat i kësaj, këmba e saj e djathtë është pothuajse dy herë më e madhe se këmba e saj e majtë – dhe ndonjëherë ajo peshon më shumë se 40kg, transmeton Lajmi.net.

web

Kjo gjendje shkakton gjithashtu edhe dështim të zemrës dhe infeksione të rrezikshme. Për të mos përmendur vështirësitë që ajo mund të ketë në jetën e saj për këtë gjendje.

Leclair thotë se shumica e njerëzve të cilët e shohin këmbën e saj për herë të parë mendojnë se është e thyer apo se ajo kishte ndonjë operacion. Por, Isa-Bella gjithmonë u tregon se kjo është diçka me të cilën ajo ka lindur.

Isa-Bella thotë se kjo gjendje e ka penguar atë nga të bërit gjëra të caktuara në jetë. Për shkak të problemeve të saj të zemrës, ajo duhet të jetë shumë e kujdesshme gjatë aktiviteteve të saj.