Vajza që u shtir se është e vdekur, tregon çfarë ngjau në Bataclan

Një vajzë nga Afrika Jugore, e cila po merrte pjesë në koncertin në teatrin Bataclan, shpëtoi vetëm pse u shtir se është e vdekur.

Bota

15/11/2015 12:55

Në një postim në Facebook, ajo ka treguar se çfarë ndodhi të premten mbrëma, transmeton lajmi.net.

Bashkangjitur me postimin e saj, ajo ka postuar edhe fustanin që kishte veshur atë natë, i cili është i mbuluar me gjak.

“Asnjëherë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë. Ishte e premte dhe po merrja pjesë në një koncert. Atmosfera ishte e mirë dhe të gjithë ishin të lumtur, po kërcenim dhe qeshnim. Dhe më pas një person me armë hyri dhe filloi të shtinte. Ne fillimisht besuam se kjo ishte pjesë e shfaqjes. Nuk ishte thjeshtë një sulm terrorist, ishte një masakër. Dhjetëra njerëz para meje u qëlluan për vdekje. E gjithë toka u mbush me gjak”, thotë Isobel Boëdery, 22 vjeçare.

“E shokuar dhe e vetme, u shtira sikur jam e vdekur dhe qëndrova e shtrirë për rreth një orë, e shtrirë pranë njerëzve të cilët mund të shihnin më të dashurit e tyre, që kishin vdekur”.

“Duke mbajtur frymën, u mundova që të mos qaj, në mënyrë që të mos i jepja arsye sulmuesit të dyshonte. Isha jashtëzakonisht me fat që shpëtova”.

Isobel në postimin e saj gjithashtu falënderon shumë persona që ajo nuk i njihte të cilët e ndihmuan atë natë.

“Prehuni në paqe engjëj. Asnjëherë nuk do të harroheni”, shkruan në fund ajo./lajmi.net

12226948_10153885227089893_214373103163256962_n