Vajza që u përdhunua plot 43.200 herë

Ajo tregon se eshte përdhunuar plot 43.200 herë. Quhet Karla Jacinto dhe jeton në Meksikë.

Fun

06/02/2018 09:09

 

Bëhet fjalë për 30 burra në ditë, në 7 ditë të javës, për thuajse 4 vjet rresht. 43, 200 herë.

Teksa qëndron e ulur në një kopsht të qetë, e sheh në sy gazetarin e CNN dhe me zërin e thyer, i tregon numrin që ai duhet ta ngulisë në kokë numrin 43,200.

Sipas dëshmisë së saj, ky është numri që tregon se sa herë ajo është përdhunuar pasi ka rënë në duart e trafikantëve.

Ajo ka treguar se per here të parë është abuzuar në moshën 5-vjecare nga të afërmit dhe në moshën 12-vjecare eshte joshur nga një trafikant me makinë luksoze, që e ka larguar nga shtëpia.

Zyrtarët amerikanë dhe ata meksikanë tregojnë se qyteti i Meksikës qendrore, me emrin Tenancingo ka qenë burimi kryesor i trafikut njerëzor dhe protitucionit.