Vajza që u braktis nga prindërit e u rrit me këlyshë e qenë (Foto&Video)

Kjo ngjarje ka ndodhur në vitet e 80-ta në njërin nga shtetet e ish Bashkimit Sovjetik, Ukrainë. Prindërit alkoolist e braktisën foshnjën, ndërkaq ajo jetoj rreth 7 vite me qenë. Kur i shohim sjelljet e kësaj vajze shohim ndikimin e madh që ka mjedisi ku jetojmë në ne.

Fun

06/09/2015 19:29

Emri i saj është Oxana Malaya, dhe tani ka mbi 30 vjet. Ajo kishte lindur në një fshat të Ukrainës (ish BRSS) në vitin 1983. Historia e vërtetë e jetës së saj ngjan me legjendën e Remulit dhe Remit që mësojmë në mësimet e historisë, apo me atë të tarazanit që jemi mësuar të shohim në filma.

Sipas ekzaminimit mjekësor, në kohën e lindjes ajo ka qenë fëmijë normal. Por, ngaqë prindërit e saj ishin alkoolistë dhe të papërgjegjshëm, e lënë atë vet si fëmijë, kështu që ajo u rrit e rrethuar me qenë, transmeton ljami.net.

Pas disa viteve, gjegjësisht në moshën 7.5 vjeçare, ajo është gjetur nga autoritetet e shtetit. Ajo nuk dinte të fliste, dhe kishte deficite të shumta. Madje, mënyra se si hante, pinte, fliste dhe ecte, ngjante më shumë me veprimet e një qeni sesa fëmije, transmeton lajmi.net.

Malaya ishte marr dhe dërguar në një qendër rehabilitimi për fëmijët me retardime mentale, ku edhe i është nënshtruar një ekzaminimi mjekësor special. Terapi speciale e edukim special i janë afruar asaj, pak për arsye humane, por edhe për kuriozitet shkencor.

Tani ajo është e rritur dhe din të flas. Ajo punon në një fermë ku mjel lopë, por megjithatë ende vërehen disa paaftësi intelektuale tek ajo.

Deri më tani janë bërë dokumentarë dhe shkruar artikuj të shumtë rreth historisë së Oxanas.

Duke qenë se bazat e personalitetit tonë formohen në fëmijëri të hershme, mjekët thonë se ajo kurrë nuk do të arrij të rehabilitohet si njeri normal, si fëmijët normal që rriten me njerëz, transmeton ljami.net.

Në vitin 2013, Oxana u intervistua nga televizioni kombëtar i Ukrainës, ku edhe publikisht u përgjigj pyetjeve të shumta.

Ajo tregon se si arriti të ketë një rol superior në raport me qentë që e rrethonin atë.

Oxana tregon se vetëm nëpërmjet shikimit ajo i kuptonte qenët, por edhe ata e kuptonin atë. Sipas saj, nuk ka pasur nevojë të u tregoj atyre se si të vepronin, ngaqë kuptoheshin në bazë të shikimit.

Oxana thotë se tani është e lumtur me të dashurin e saj, duke shtuar se ëndrra e saj jetësore është të gjej se kush është mamaja e saj biologjike.

Në fotot dhe videot më poshtë mund të shihni sjelljet e Oxanas në fazën fillestare (pas gjetjes nga autoritetet) dhe evolimin e saj më vonë, pas trajtimit në qendrën rehabilituese. /lajmi.net

YouTube player

oxana6 oxana5 oxana4

 

 

Oxana

Oxana2 oxana1

 

YouTube player