Vajza që sulmoi Çitakun tregon arsyet e veprimit – Lajmi.net
Vajza që sulmoi Çitakun tregon arsyet e veprimit
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 11:46, 18 May 2017
Studentja shqiptare në Amerikë, Blerta Avdili ka dalur sot me një qëndrim lidhur me sulmin me fjalë dhe me vezë që i ka bërë mbrëmë ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitakut.

Avdili përmes një statusi në Facebook ka shkruar se ajo këtë veprim e ka bërë individualisht dhe se nuk është pjesë e asnjë subjekti politik, përcjellë AktivPress.

Ajo ka shtuar se fillmisht nuk kishte për qëllim ta gjuante me vezë ambasadoren por që u detyruara siç tha ajo pasi ” Vlora Çitaku u përpoq ta relativizonte situatën duke mos qenë e sinqertë para publikut dhe duke u përpjekur sërish që ta mbulonte krimin e pushtetit që ajo përfaqëson”.

Avdili ka deklaruar se merr përgjegjesinë e plotë për sulmin dhe se do të vazhdojë kërkesat për drejtësi në Kosovë.

Më poshtë mund të lexoni të plotë sqarimin e saj në Facebook:

“Aksioni im individual kundrejt regjimit që përfaqëson Vlora Çitaku

Ka vite që jam e indinjuar thellësisht me situatën e krijuar nga regjimi autoritar i instaluar në Kosovë nga partitë në pushtet dhe njerëzit e dala nga këto parti, si Ambasadorja Vlora Çitaku. Partitë e pushteti në Kosovë dhe njerëzit e dala prej tyre e kanë lënë popullin tim me një prej sistemeve më të degraduara shëndetësore dhe arsimore në botë. Populli në Kosovë jeton si në një burg nën qiell të hapur nën një dhunë të vazhdueshme sistemike.

Në aktivitetin që u mbajt dje në Universitetin e Denverit, në Kolorado, në ShBA, unë i kam drejtuar disa pyetje Vlora Çitakut lidhur më korrupsionin në Kosovë dhe degradimin e përgjithshëm që ka sjell pushteti që ajo përfaqëson. Gjithashtu, unë e kam mbajtur përgjegjës këtë pushtet dhe përfaqësuesit e tij, përfshirë Vlora Çitakun, për persekutimin e vazhdueshëm të aktivistëve të opozitës me prova dhe raste gjyqësore të montura, që kanë çuar deri te vrasja në burg e aktivistit Astrit Dehari. I njëji pushtet ka refuzuar një hetim ndërkombëtar mbi këtë vrasje. Vlora Çitaku u përpoq ta relativizonte situatën duke mos qenë e sinqertë para publikut dhe duke u përpjekur sërish që ta mbulonte krimin e pushtetit që ajo përfaqëson.

Unë kisha menduar që t’i bëja Vlora Çitakut si dhuratë dy vezë të prishura të cilat doja t’ia jepja në dorë në formë simbolike për kalbjen e regjimit që ajo përfaqëson. Por nisur nga mungesa e theksuar e sinqeriteti të saj, dhe nga manipulimi që bëri, si dhe nga fakti që moderatorja e aktiviteti ndërhyri në debat duke mos më lejuar që t’ia dorëzoja vezët e prishura Vlora Çitakut, atëherë unë vendosa t’i gjuaj ato dy vezë në drejtim të Vlora Çitakut, në shenjë proteste ndaj gjithçkaje që po heq populli im prej njerëzve si ajo dhe pushtetit që ajo përfaqëson.

Unë jam qytetare e Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht edhe nënshtetase amerikane, dhe kam vepruar e pakoordinuar me asnjë individ tjetër, organizatë apo subjekt politik. Aksioni im është individual dhe unë mbaj përgjjegjësi të plotë personale për qëndrimet dhe veprimet e mia. Unë nuk jam anëtare e asnjë subjekti politik. Nga ana tjetër dëshiroj të theksoj se jam shëndoshë e mirë, dhe se nuk do ndalem në kërkesën time të vazhdueshme për drejtësi për popullin në Kosovë.”

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play Stealth Sniper
  • Play Bike Rivals
  • Play Bubble Trouble