Vajza që po mahnitë rrjetet sociale me këndimin e këngës “Hello” të Adele (Video)

Jahni Raz, një vajzë izraelite, përveç se është shumë e bukur ajo ka edhe një zë të mahnitshëm.

Fun

12/11/2015 19:55

Jahni është bërë mjaft e popullarizuar në rrjetet sociale fillimisht prej bukurisë së saj dhe më pas për shkak të zërit.

Ajo e ka incizuar veten duke e kënduar këngën e re të Adele “Hello” me instrumentalin e këngës dhe më pas videon e ka postuar në profilin e saj në Facebook, shkruan lajmi.net.

Pak pasi e postoi videon dhe pasi njerëzit e dëgjuan atë, nuk shkoi shumë dhe videoja e saj u bë hit në rrjetet sociale.

Videoja e saj është shikuar më shumë se 2 milionë herë vetëm në një faqe e cila e ka ri-publikuar videon dhe është shpërndarë me të madhe.

Dëgjojeni se si këndon ajo: