Vajza që paditi prindërit, kthehet në shtëpi

Rachel Canning e cila paditi prindërit e saj nën arsyetimin se nuk i kishin paguar shkollimin, është kthyer në shtëpi. Ajo kishte humbur rastin gjyqësor pasi që Gjykata vendosi në favor të prindërve.

Bota

12/03/2014 22:09

Vajza që paditi prindërit të saj Rachel Canning, nën pretekstin se ata nuk kishin paguar për shkollimin e saj, është kthyer tashmë në shtëpi.

Rachel e cila kishte paditur prindërit, në kohën e padisë nuk kishte jetuar me prindërit. Atëbotë, ajo kishte dalë me vullnetin e saj nga shtëpia.

Gjykata para dy javësh vendosi në favor të prindërve. Ky rast njëherësh është shdërruar në precendnt, pasi që është rasti i parë që fëmija padit prindërit e saj për shkak se ata nuk i kanë paguar studimet.

Avokati i prindërve të Rachel, Angelo Sarno tha se kthimi i saj në shtëpi nuk përfshinë asnjë aspekt familjar. Ai është i mendimit se padia nuk do të duhej të bëhej por se ky rast më mirë do të ishte nëse do të procedohej tek ndonjë zyrë këshilluese.

“Kjo çështje më shumë ka të bëj se a do të ishte më mirë që të shkohej në ndonjë zyre këshilluese dhe jo në një gjykatore”.

“Është një rrugë shumë e gjatë që e pret familjen. Kjo gjë nuk do të ndodh brenda natës. Shërimi nga ky proces duhet të fillojë”.