Vajza, mos i injoroni këto shenja të abuzimit emocional

Disa abuzues mund t’ju thyejnë dhe lëndojnë nga jashtë. Ata lënë plagë të pashërueshme për kohë të gjatë.

Lifestyle

19/09/2016 11:14

Shenjat e kësaj lloj dhune janë fizike dhe mund t’i shihni. Por ka edhe abuzime emocionale të cilat njerëzit nuk i shohin, por të cilat mund t’ju lënë pasoja të mëdha. Prandaj, është e rëndësishme që assesi të mos i injoroni këto shenja të abuzimit emocional:

– Zakonisht akuzoheni për gjëra që nuk i keni bërë. I shmangni aktivitetet e shëndetshme për shkak të frikës se partneri mund t’ju keqkuptojë

– Partneri nuk ju lejon të takoheni me disa miq tuaj apo anëtarë të familjes

– Partneri nuk ju lejon që t’i kontrolloni financat tuaja

– Kur partneri është i pikëlluar, duket sikur gjithmonë faji është i yti

– Sipas tij, ju jeni gjithmonë gabim, ndërsa partneri gjithmonë ka të drejtë

– Ndiheni fajtore nëse bëni diçka që nuk e përfshin edhe partnerin tuaj

– Partneri ju mbikëqyrë gjithë kohën dhe dëshiron ta dijë se ku jeni dhe me kë

– Ambiciet e ëndrrat tuaja nuk merren asnjëherë parasysh