Vajza me sëmundje të rralla poston video me foto të saj për 6 vite

Një vajzë i ka bashkuar në një video të gjitha fotot ‘selfie’ që ka bërë gjatë 6 viteve të fundit, duke treguar transformimin që i kanë shkaktuar sëmundjet mentale.

Fun

09/07/2014 18:39

Rebecca Brown është një vajzë e cila ka kalur nëpër disa çrregulime mentale viteve të fundit.

Ajo ka vuajtur nga depresioni e ankthet që i kanë shkaktuar dy sëmundje mjaft të ralla, trichotillomania dhe dermatillomania.

Trichotillomania ka bërë që t’i humb flokët, duke e detyruar t’i këpusë ato fije për fije ndërsa dermatilomania është gjendje e cila shkakton që personi të gërryejë lëkurën e vet.

Kështu, Rebecca nga viti 2007, kur bërë foton e parë e deri tek marsi i 2014, të gjitha fotot që ka bërë i ka bashkuar me një vend, në një video që luan nga fotot më të vjetra deri tek ato më të rejat.

Në përgjithësi ajo ka vendosur 2100 foto të cilat janë të bëra në pozicion të njëjtë, që të gjitha, dhe kjo i ka marrë plot 2374 ditë.

Disa nga ditët kur mungojnë fotot janë shumica ato të mëhershmet, kur nuk ka pasur aparat dhe ato që ka bërë, janë marrë me kamerë të kompjuterit, e disa ditë ose nuk ka qenë në disponim, ka vuajtur nga depresioni e madje edhe ka menduar të bëjë vetvrasje për shkak të shenjave dhe humbjes së flokëve.

Flokët zakonisht i rruan, pasi ato i rriten vetëm me një anë të kokës dhe flokët e rritura i këput menjëherë. Nga viti 2011 Rebecca ka mbajtur paruke të ndrshme.

Rebecca njihet për ditarin e saj për sëmundjen, ku të gjitha problemet i poston në rrjete sociale, e sidomos me anë të videove në Youtube.

Kjo është videoja e saj: