Vajza me minifund ja hedh pa ndëshkim në Arabinë Saudite

Policia saudite liroi pa asnjë akuzë një vajzë të re që u shfaq në një video me minifund dhe bluzë të mëngë të shkurtra.

Fun

20/07/2017 14:17

Ajo u ndalua dhe u mor në pyetje pasi video u postua në rrjetet sociale dhe veshja e saj e papërshtatshme, siç u cilësua nga autoritetet, shkaktoi një debat në vendin konservator.

Shumë njerëz kërkuan që ajo të merrte ndëshkim shembullor meqë shkeli kodin e veshjes dhe në krye të fushatës ndaj saj ishte komiteti për promovimin e virtytit dhe parandalimin e vesit, ndryshe njohur si policia fetare.

Çështja e saj i kaloi prokurorisë së përgjithshme në Riad, por prokurori publik e mbylli çështjen me shpejtësi.

Nuk u dhanë arsye për këtë, por ministria e Informimit tha se pasi vajza u mor në pyetje, prokurori urdhëroi lirimin e saj dhe nuk ngriti asnjë padi. Lirimi i vajzës është cilësuar një fitore për liberalët në vend, të cilët bënë fushatë të madhe në mediat sociale që ajo të mos ndëshkohej për asgjë.

Kodi i veshjes në Arabinë Saudite është shumë i rreptë dhe femrat duhet të mbulohen nga koka tek këmbët. Për më tepër, vajza në video gjendej në një qytet historik dhe fetar që quhet “Ushayqir” dhe lirimi i saj pas asnjë ndëshkim është cilësuar vërtetë si fat i madh. /Lajmi.net/