Vajza goditet nga makina, reagimi i gjyshit të saj ka nervozuar të gjithë

Një vajzë në Kinë kishte shumë fat, pasi që vetura kalon sipër saj dhe ajo shpëton mrekullisht.

Fun

27/11/2018 17:14

Sidoqoftë, gjyshi i saj ishte shumë i zënë, sepse ai i kërkonte kompensim shoferit për mbesën e saj, duke mos e shikuar gjendjen se si është fëmija i vogël, transmeton lajmi.net.

Në pamje të siguruara, gjyshi mund të shihet duke kaluar rrugën me mbesën dhe nipin e tij. Megjithatë, një mbesë tjetër po i ndjek ata me një ritëm më të ngadalshëm.

Shoferi i ri nuk e sheh që fëmija po e kalon rrugën dhe ai vazhdon pa frenuar makinën.

Mrekullisht fëmija shpëton pa u lënduar, edhe pse vetura ksihte kaluar mbi të. /Lajmi.net/