Vajza e tij feston ditëlindjen, Lyrical Son përlot me dedikimin

Lyrical Son i ka kushtuar fjalë zemre vajzës së tij me rastin e ditëlindjes.

ShowBiz

08/01/2019 13:34

Lyrical Son e ka uruar vajzën përmes një fotografie në llogarinë e tij në Instagram, shkruan lajmi.net.

Kësaj fotoje, reperi ia ka shtuar edhe disa fjalë zemre, me të cilat emocionoi të gjithë, pasi pikërisht në ditëlindjen e saj rastisi të jetë larg vajzës.

“Urime zemer ishalla edhe plot tjera me shendet e lumtuni. Po me dhemb shume qe stkom ngat me ta uru qysh duhet e me ta puth at ftyre te bardhe. Te dua shume kaqurrelja e Babit. P.S. puthe Mamin per mu. Ju Dua e shihem shpejt kismet”, ka shkruar ai.

Për ndryshe, reperi dhe bashkëshortja e tij presin që së shpejti të bëhen prindër për herë të dytë. /Lajmi.net/