Vajza e shurdhër mahnitë jurinë me zërin e saj, shkon drejtpërdrejtë në netët LIVE (Video)

Mandy Harvey është një vajzë e cila humbi dëgjimin në moshën 18 vjeç, ndërsa tani është 29.

Fun

07/06/2017 09:35

Ajo ka filluar të këndojë qysh në moshën 4 vjeçare, ndërsa kur humbi dëgjimin, vendosi që të mos këndojë më, për shkak që nuk dinte të dakordonte zërin me melodinë, shkruan lajmi.net

Megjithatë, me kohën ajo e zgjidhi këtë problem dhe vendosi të jetë pjesë e America’s Got Talent.

Fillimisht, ajo la pa fjalë jurinë derisa tregoi historinë e saj, por natyrisht, më e rëndësishmja është që zëri i saj mahniti jurinë dhe ngriti gjithë publikun në këmbë, për t’u duartrokitur.

Simon, njëri nga anëtarët e jurisë, shtypi butonin Golden Buzzer, ku e çoi drejtpërdrejtë në netët live Harveyn.

Emocionet e saj rriteshin ndër lotë, ndërsa në skenë erdhi dhe babai i saj që ta mbështesë.

Shikoni performancën e saj në videon më poshtë. /Lajmi.net/

YouTube player