Vajza e Obamës, puthje pasionante me të dashurin në qytetin e dashurisë

Malia Obana ndan puthje me të dashurin, Rory Farquharson derisa shëtit rrugët e Parisit.

ShowBiz

17/07/2018 11:41

Ajo kishte veshur një fustan të shkurtër dhe një palë çizme, teksa ishte nisur për në koncertin e Beyonce, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Në fotografitë e siguruara nga DailyMail, Maila shihet bashkë me të dashurin e saj britanez, Rory Farquharson duke ecur rrugëve të Parisit, të dielën.

Vajza e parë e ish-presidentit Obama, 19 vjeçarja, Malia do të kthehet në Harvard muajin e ardhshëm për të filluar vitin e dytë të studimeve në shkollën prestigjioze Ivy League.

Në fotografi, çifti shihen në perëndim të diellit teksa po ecnin bashkë në qytet dhe shkëmbyen puthje pasionante. /Lajmi.net/