Vajza e Kim në stilin e nënës, ja si ishte veshur në qytet
Kim Kardashian është munduar që t’ia bëjë ditën më të bukur vajzës së saj.
ShowBiz
Kjo për shkak se North feston ditëlindjen e pestë, e me këtë rast Kim e nxori në qytet, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Ylli televiziv kishte veshur një palë pantallona të shkurtëra, ndërsa me të njëjtin stil e kishte veshur edhe vajzën North.
Kim po e ndihmonte vajzën të bënte blerje në Nju Jork, ndërsa ishte dalja e parë publike e saj pas takimit me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.
Ditë më parë, partneri i Kim, Kanye West festoi ditëlindjen e 41-të, meqë rast organizuan një festë bashkë me miqtë e tyre më të mirë. /Lajmi.net/