Vajza e Kim me Lamborghini

Kanye West njihet për posedimin e veturave luksoze. Mirëpo, e fejuara e tij, Kim Kardashian ka dashur t’ia bëjë dhuratë një veturë të tillë edhe vajzës së saj, North West. Sigurisht, ylli i televizionit ia bleu vajzës gjashtë muajshe një veturë të vogël lodër. Me këtë rast, Kim e publikoi në rrjetet sociale fotografinë, duke…

ShowBiz

29/12/2013 20:30

Kanye West njihet për posedimin e veturave luksoze. Mirëpo, e fejuara e tij, Kim Kardashian ka dashur t’ia bëjë dhuratë një veturë të tillë edhe vajzës së saj, North West. Sigurisht, ylli i televizionit ia bleu vajzës gjashtë muajshe një veturë të vogël lodër.

Me këtë rast, Kim e publikoi në rrjetet sociale fotografinë, duke e bërë një krahasim me veturat e dy njerëzve më të dashur të saj. “Si baba, si vajza”, ka shkruar njëra prej femrave më tërheqëse në botë. Me siguri, edhe reperi amerikan edhe vogëlushja, do ta pëlqejnë këtë ‘miks’.