Vajza e këngëtarit kosovar emocionoi Ritën në aeroportin “Adem Jashari” /VIDEO

Rreth orës 13:00, këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ka arritur në Kosovë.

ShowBiz

17/02/2018 16:28

Tek hyrja “VIP” ishin mbledhur një numër i madh i gazetarëve për ta pritur atë, shkruan lajmi.net.

Në llogarinë e saj në Instagram, Rita ka publikuar disa imazhe që nga arritja e saj në Kosovë.

Ndërsa, shumë e veçantë ishte një video përmes së cilës një vajzë e vogël, e që është e bija e këngëtarit Enis Jashari iu afrua asaj dhe në gjuhën angleze i tha:

“Të dua, edhe nëna ime të don shumë”, ka thënë vogëlushja, ndërsa këngëtarja ia ktheu “Vërtetë, edhe unë të dua”. /Lajmi.net/