Vajza e cila paguhet për të udhëtuar vetëm (Foto)

Kristin Addis është 29 vjeçarja e cila nisi të vizitojë e vetme botën 3 vjet më parë. Vajza nga Kalifornia paguhet për udhëtimet e saj me anë të këshillave që jep në rrjetet sociale se si mund të udhëtosh e sigurt vetëm.

Fun

15/11/2015 23:15

Arsyeja pse ajo e mori këtë vendim ishte për shkak të dëmtimit që pësoi në shpatull në vitin 2012 , gjë që e detyroi ta linte punën e saj në zyrë.

“Unë kam një pjesë të dëmtuar të trupit tim. Po sikur kur të jem më e vjetër në moshë mos ta kem më mundësinë të udhëtoj? Do të ishte pendimi më i madh”, është shprehur ajo për Daily Mail.

Që atëherë Addis vendosi të udhëtojë botën e vetme pasi shiti shtëpinë dhe çdo gjë tjetër.

Kristin ka rreth 50 mijë ndjekës në Instagram dhe blogun “Be My Travel Muse” që vazhdojnë të jenë të interesuar se cilat do të jenë destinacionet e saj të radhës./Kp

2e571f1d00000578-3313452-pictured-in-south-tyrol-italy-at-lago-di-braies-kristin-enjoys-t-a-21-1447428824517 2e571fb200000578-3313452if-you-could-return-to-any-of-the-places-you-ve-been-before-ifa-33-1447428887191 2e571f9600000578-3313452-kr-suv-k-in-iceland-consists-of-several-geothermal-fields-such-a-a-35-1447428893761 2e571f8900000578-3313452a-starfish-taking-flight-in-swakopmund-namibia-kristin-added-ia-36-1447428897279 2e571f4200000578-3313452after-all-day-hiking-then-you-feel-like-royalty-this-pool-is-he-a-23-1447428842759