Vajza, as mos guxoni t’ia thoni këto 8 gjëra partnerit tuaj!

Marrëdhëniet nuk mund të jenë “rozë” gjatë gjithë kohës. Ju dhe partneri juaj nuk mund të pajtoheni gjithmonë në lidhje me një temë të caktuar.

Lifestyle

29/11/2017 17:25

Me vetëdije ose jo, shpesh thoni gjëra që për partnerin tuaj janë shumë të rënda dhe e lendojnë atë. Komunikimi është një pjesë e rëndësishme e takimeve, por ndonjëherë, duke thënë shumë mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi.

Vajza, ka gjëra të caktuara që nuk duhet të thoni nëse dëshironi që ta mbani marrëdhënien e tyre të fortë, ja cilat janë ato:
1-Mendoj se jam shtatzënë

Nëse doni të shihni fytyrën horror të të dashurit tuaj, mjafton t’i thoni që jeni shtatzënë. Jeta e tij do ndryshojë përgjithmonë.

2- Duhet të flasim

Të dëgjojë këtë fjalë, mund ti shkatërrojë ditën sepse mendon se diçka ka shkuar gabim dhe ju jeni gati të ndaheni.

3-Pse nuk bëhesh burrë?

Ti thuash këtë fjalë gjatë një debati, është sikur ti thuash se je i dobët dhe i lëkundur. Askush sdo ta dëgjojë këtë nga e dashura e tij

4-I urrej prindërit e tu

Nëse urreni prindërit e tij, më mirë mbajeni brenda dhe mos ia thoni asnjëherë këtë gjë. Ai mund të ketë një marrëdhënie shumë të mirë me ta dhe e humbura jeni ju.

5-Shoku yt i ngushtë është shumë HOT

Ky është sekreti më i madh që mund të mbajë një femër sepse ti lësh të dashurit të kuptojë se shoku i tij i ngushtë është më i pashëm se ai, s’do jetë më i sigurtë për lidhjen tuaj

6-Do që të kemi fëmijë?

Ndoshta ai dëshiron, por është një ndër gjërat për të cilat e ka shumë të vështirë të flasë sepse prindërimi është përgjegjësi e madhe.

7-Nuk je romantik

Nëse ju do, ai do përpiqet gjithmonë të jetë romantik, në mënyrën e tij sigurisht, kështu që mos ia bëni më të vështirë se ç’mund ta ketë.

8-Ti flirton me koleget e punës

Të gjitha femrat dyshojnë se çfarë mund të bëjnë meshkujt në punë, por jo e gjithë jeta mund të jetë “Film”.