Vajza adoleshente mendonte se e kishte tërhequr muskulin, por…

Një vajzë e re adoleshente, fanatike e sportit mendonte se gjatë vrapimit kishte pësuar tërheqje në muskul, por nuk doli të ishte ashtu.

Lifestyle

11/10/2016 23:49

Ellie Waters, 14 vjeç u shtri në spital për trajtim të muskulit, por mjekët zbuluan se në bëhej fjalë për një tumor në madhësi pjepri, transmeton lajmi.net

Por, fatmirësisht pas trajtimit gjashtë mujor të saj, tumori është zhdukur dhe ajo është duke u shëruar mjaftë shpejtë.

Nëna e saj 42 vjeçare derisa qan duke rrëfyer këtë histori të dhimbshme të vajzës së saj, ndihet krenare për forcën që kishte ajo për të luftuar këtë sëmundje edhe ndonse ishte vetëm 14 vjeç.

Ellie tani ka nevojë për të përfunduar seancën 12 mujore me kimioterapi për tu siguruar që qelizat e kancerit janë zhdukur në mënyrë të plotë.

Nëna e 14 vjeçares këshillon të gjithë prindërit që të mos i neglizhojnë simptomat e ndryshme dhe të jenë të kujdesshëm për shëndetin e fëmijëve të tyre./lajmi.net

394ce4f300000578-3832194-image-a-18_1476178272853 394ce52a00000578-3832194-image-a-21_1476178718160 394ce54f00000578-3832194-image-a-23_1476178914181