Vajza 5 vjeçare me autizëm krijon piktura mahnitëse (Foto)

Njihuni me pesë vjeçaren Iris Grace, pikturat e të cilës do të ju lënë të habitur.

Fun

17/11/2014 17:32

Iris Grace është pesë vjeçare. Ajo u diagnostifikua me autizëm në vitin 2011. Prindërit e saj filluan të kërkojnë terapeutë për të, dhe kështu duke kërkuar ata zbuluan se ajo ka një talent të veçantë – ndoshta pasion – për të pikturuar.

Që nga atëherë, pikturat e saj kanë tërhequr vëmendje në mbarë botën, transmeton Lajmi.net.

Këtu kemi përmbledhur vetëm disa prej pikturave të saj, të cilat nëna e saj Arabella Cartet i ka lejuar të përdoren nëpër internet.