Vajza 3 vjeçe që ndihmoi nënën e saj të sillte në jetë bebin! – Lajmi.net
Vajza 3 vjeçe që ndihmoi nënën e saj të sillte në jetë bebin!
Autori: Lajmi.net FamiljaLifestyle 14:09, 23 January 2018
Kur e paramendoni momentin e lindjes, ndoshta e imagjinoni ta bëni vetë atë ose me ndihmën e ndonjë doktori ose mamie dhe mbase me nënën tuaj në dhomë. Por, disa prindër preferojnë një grup më të madh mbështetësish gjatë lindjes dhe madje edhe fëmijët e tyre më të mdhenjë.

Një grua me emrin Rebecca zgjodhi të kishte vajzën e saj 3-vjeçare Hunter në dhomë dhe historia, e cila u nda nga Nicole Lahey, mamia e Rebeccas dhe fotografja e lindjes, në Love What Matters, po hedh shumë polemika në internet.

“Prindërit e Hunterit e përgatitën atë aq mirë për këtë përvojë,” shkruante Nicole pranë një fotografie të mrekullueshme të vajzës së vogël në syza që përqafonte të porsalindurin. “Ata e diskutuan me të anatominë në terma të duhur. Ajo e dinte fjalën ‘placenta’, dhe ajo nuk kishte frikë nga gjaku që pa.”

“Ajo mbajti kokën e vëllait të saj kur po lindte, ajo i thërriste nënës së saj të shtyente fort ndërsa kur ajo e shtyu jashtë foshnjën, ajo i fërkonte flokët e nënës së saj kaq butësisht; sikur ato të dyja u gëzuan me dashuri për këtë jetë të re të vogël që ishte para tyre.”

“Unë i thashë, ‘Hunter, a do të zhvishësh këmishën dhe të mbash vëllanë tënd?’ Pa hezitim nisi të hiqte këmishën e saj, por ajo më pyeti: “Pse po e heq këmishën time?” Unë u përgjigja: “Foshnjat e reja e duan ndjenjën e lëkurës suaj dhe ju do ta doni. ‘ Ajo ishte aq e gëzuar dhe nuk donte t’ia kthente mbrapa nënës së tij, e mbajti atë me buzëqeshjen më të madhe, teksa ai e hodhi kokën, duke kërkuar një gji, ajo e gudulisi pak.”

Ndihma gjatë lindjes nga fëmijët tuaj është pjesa më normale e jetës, ndajeni atë me fëmijët tuaj dhe ua mësoni atyre që në fillim, se nuk kanë pse të frikësohen nga lindja.’’

 

Fjalët kyçe: Bebi, Jetë, vajza 3 vjeç

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play World Soccer Champion
  • Play iStunt 2
  • Play Rock Wheels