Vajza 17-vjeçare vdes pasi merr mbidozë të paracetamolit

Georgia Littlewood, një vajzë 17-vjeçare, vdiq nga 'dështimi' i mëlçisë pasi piu shumë paracetamol.

Fun

23/07/2015 11:15

Një adoleshente, punëtore në një sallon flokësh, vdiq pasi aksidentalisht morri mbidozë të paracetamolit pasi u ankua se ishte e sëmurë dhe kishte dhimbje stomaku.

Georgia Littlewood, 17-vjeçe, nga Huddersfield, Yorkshire, vdiq pasi pësoi një dështim të mëlçisë pas marrjes së më shumë se tre herë të dozës së rekomanduar të paracetamolit, transmeton Lajmi.net.

Ajo ishte dërguar shpejt në spital në orët e hershme të mëngjesit pasi kishte pasur të vjella të mëdha gjatë natës. Ajo u tha mjekëve se kishte marrë paracetamol, dhe edhe pse ajo iu nënshtrua transplantim të mëlçisë, gjendja e saj u përkeqësua dhe doktorët nuk ishin në gjendje që ta kthejnë dëmin e bërë në organ.

Ajo vdiq më pas në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit St James në Leeds. (Lajmi.net)