Vajza 16 vjeçare tentoi të bënte vetëvrasje, një vit më vonë u kuptua arsyeja e tmerrshme (Foto) – Lajmi.net
Vajza 16 vjeçare tentoi të bënte vetëvrasje, një vit më vonë u kuptua arsyeja e tmerrshme (Foto)
Autori: Lajmi.net FamiljaLifestyle 22:57, 2 February 2018
Micaela është një vajzë argjentinase, 17 vjeçare. Por ku ajo ishte 16 vjeç tentoi të bënte vetëvrasje.

E gjithë familja e saj ishin të shqetësuar dhe pyesnin vetën për shkakun që e ka çuar vajzën drejt një vendimi të tillë, por ajo mbeti e heshtur dhe u etiketua si një adoleshente problematike, transmeton lajmi.net

E vërteta u zbulua një vit më vonë, kur mësuesit e shkollës së saj vunë re se diçka ishte e gabuar në shtëpi në jetën e saj.

Micaela ishte abuzuar seksualisht që nga fëmijëria e hershme, nga babai i saj.

Dhuna mbi të kishte filluar që kur ajo ishte 4 vjeçare. “Sulmet filluan që kur isha 4 vjeç ose diçka e tillë. Babai kishte një arush të madh dhe unë një të vogël, ndërsa ai më mashtronte duke më thënë se do të tregoj si luajnë arushët mes vete”, shprehet 17 vjeçarja Micaela.

Mbi 12 vjet, ajo vuajti e vetme, shumë e frikësuar dhe e turpëruar për t’i treguar dikujt. Vajza kishte shumë shenja në trup, por siç duket askush nuk e kishte vënë re se çfarë po ndodhte me të.

“Unë e urrej babain tim, ai më ka shkatërruar jetën dhe pasi nuk mund ta lëndoja unë, ai më lëndonte,” shpjegoi vajza.

np2016415203836204243

Dhe në fund të fundit, ajo vendosi të hapë një faqe në rrjetet sociale dhe të shpjegoj për vuajtjet e saj të fëmijërisë që mbase i kanë shkatërruar ëndërrat, por ajo nuk është dorëzuar.

“Unë kam ëndrra… Unë mendoj për një të ardhme të lumtur, një familje të bashkuar…Unë imagjinoj si do të ishte puthja ime e parë, njeriu i parë në jetën time, imagjinoj si do të kishte ndodhur kjo gjë me pëlqimin tim…”, shkroi adoleshentja në Facebok./Lajmi.net/ 

np2016415203836204125

 

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Stealth Sniper
  • Play Bow Master
  • Play Berry Rush