Vajtimi i Ronaldos, hit në rrjetet sociale nga shqiptarët (Video)

Lojtari më i mirë në botë momentalisht, Cristiano Ronaldo shihet në një video duke vajtuar për ndarjen nga Irina me një këngë të Mentor Kurtishit.

Sport

25/01/2015 22:19

Sigurisht, videoja më poshtë nuk është e vërtetë, por interesimi i madh i shumë personave për ndarjen e superyllit të Realit me modelen Irina Shayk, ka mjaftuar që në rrjetet sociale të shpërndahet kjo video.

Aty vërehet tek aktori Dwayne Johnson, i njohur si “The Rock” e puth Irinën në faqe gjatë një eventi të promovimit të filmit ku luajnë të dytë, Hercules.

Pas kësaj, Ronaldo duket se “qan”.

Për më shumë, ndiqni videon: