Vaji i kanabisit së shpejti në farmacitë e Maqedonisë

Vaji i kanabisit pritet të përdoret së shpejti për qëllime mjekësore në Maqedoni.

Lajme

30/05/2016 23:06

Mediat maqedonase bëjnë me dije se vaji i kanabisit do të gjendet në farmaci dhe do t’u jepet përdoruesve pa recetë mjekësore.

Mësohet se vaji do të përmbajë nivel të ulët të substancës psikotrope. Qytetarët maqedonas do  mund ta blejnë kur të duan dhe në çfarëdo qoftë sasie. Mjekët pohojnë se ky vaj është i sigurt për përdorim.

Ende nuk është përcaktuar çmimi i blerjes, ndërkaq aktualisht vetëm një kompani farmaceutike ka licencën për prodhimin e tij.