Vaji i trëndafilit, ja për çfarë mund të përdoret!

Vaji i trëndafilit është një vaj tejet i veçantë për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminave A, C, E, acideve yndyrore omega­3, 9, 6 dhe likopenit (antioksidant i fuqishëm dhe burim i pro­vitaminës A).

Lifestyle

16/03/2016 18:42

Përhapja e përditshme e një sasie të caktuar, ripërtërin qelizat, rrit elasticitetin dhe lëmueshmërinë e lëkurës, eleminon plotësisht vijat e holla, zbutë rrudhat e thella.Konsiderohet i domosdoshëm për lëkurat e rrudhura pasi është dëshmuar se rikthen në nivele normale kolagjenin e humbur, ofron shkëlqim dhe ushqyerje në thellësi.

Vaji nxirret nga trëndëfilat që mblidhen para orës 8 të mëngjesit për të arritur efiçencën më të lartë dhe duke përdorur pikimin me avull. Zakonisht temperatura e përdorur në pikim arrihet të kontrollohet në mënyrë shumë të detajuar në mënyrë që të ruhen veçoritë e trëndëfilit pa ndikuar në përbërësit e tij.

Shërben si Anti­histamin, tretës dhe lirues për verdhëzën, si qetësues për dhembjet dhe anti­fungal.

Përdorimi i jashtëm : Për mjekimin e dhembjeve të kokës, lodhjes së syve dhe për përkujdesjen e lëkurës. Fërkimi i fytyrës me vajin aromatik të trëndafilit ndihmon për çlodhjen.

Ky vaj izolohet nga jashtë dhe nuk shkakton asnjë helmim, efekte ngacmuese apo alergjike, por pavaresisht kësaj duhet të bëhet kujdes me për e përdorimin e tij gjatë periudhës së shtatzanisë për shkak të mungesës së studimeve të mjaftueshme.