Utrecht luan me 12 lojtarë ndaj Ajaxit (Video)

Skuadra mjaft e njohur holandeze, Utrecht ka vendosur që të luaj me 12 lojtarë në takimin kundër Kampionit të Holandës, Ajaxit, rast ky që ka bërë një bujë të madhe në rrjetet sociale gjatë këtij vikendi.

Sport

06/04/2015 17:37

Një gjë mjaft interesante ka ndodhur në takimin Utrecht-Ajax, kur sulmuesi i skuadrës vendase është larguar nga fusha për të marrë mjekimin e duhur.

Dhe, gjatë këtij momenti, trajneri vendosi që të fus një tjetër lojtar në fushë, duke menduar që ai nuk do të mund të rikthehet më.

Por, lojtari që ishte i lënduar u fut në fushë duke mos marrë lejen e gjyqtarit kryesor të takimit.

Në ato momente, skuadra vendase ishte duke luajtur me 12 lojtar derisa gjyqtari i takimit e vërejti një gjë të tillë.

YouTube player