Uta Ibrahimi kthehet në Kosovë: Ngjitja në Everest ndjenja më e mirë në jetë

Alpinistja shqiptare, Flutura Ibrahimi, e njohur me nofkën Uta, që u bë femra e parë nga Kosova që u ngjit në majën më të lartë në botë, në Malin Everest, e larët  8,848, është kthyer në Kosovë.

Lajme

27/05/2017 20:23

Ajo, në një intervistë për Klan Kosovën, menjëherë pas ardhjes në Prishtinë, ka thënë se ndjehet shumë e lumtur për këtë sukses të saj, ndërsa, duke përshkruar ngjitjen për në Chomolungma (emri me të cilin i referohen vendasit Everestit), tha se pati momentet më të lumtura në jetë.

“Po ndjehem shumë mirë me mbështetjen e njerëzve të shumtë. Jam shumë e emocionuar. Udhëtimi në majën e Everestit më ka dhënë momentet më të mira në jetën time. Ka qenë udhëtim shumë i gjatë, ndërsa projekti edhe më i gjatë”, pohoi Uta.