Ushtroni gjatë shtatzënisë

Ushtrimet fizike të nënave gjatë shtatzënisë, u bëjnë mirë fëmijëve të tyre të ardhshëm. Ky të paktën është studimi i fundit, i nxjerrë nga shkencëtarët kanadezë, të cilët konstatojnë se 20 minuta në ditë ushtrime, janë të mjaftueshëm për të ndikuar në të ardhmen e fëmijës që do të lind, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen…

Lifestyle

14/11/2013 20:00

Ushtrimet fizike të nënave gjatë shtatzënisë, u bëjnë mirë fëmijëve të tyre të ardhshëm. Ky të paktën është studimi i fundit, i nxjerrë nga shkencëtarët kanadezë, të cilët konstatojnë se 20 minuta në ditë ushtrime, janë të mjaftueshëm për të ndikuar në të ardhmen e fëmijës që do të lind, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e aktivitetit të trurit të tyre.

“Jemi optimistë që ky studim do t’i nxisë femrat ta ndryshojnë mënyrën e tyre të jetesës. Pak ushtrim fizik, i bën mirë fëmijës në të ardhmen”, thonë kërkuesit shkencorë të Universitetit të Montrealit.

“Rezultatet e studimit tonë tregojnë se aktiviteti i trurit është më i lartë tek foshnjat, nënat e së cilëve kanë bërë stërvitje gjatë periudhës së shtatzënisë”, thotë udhëheqësi i studimit, profesori Dave Ellemberg.