Ushtrimi i vetëm që jua perfeksionon qëndrimin drejt

Zgjerimi i muskujve të shpinës është ushtrim mjaft i përdorur.

Lifestyle

24/07/2016 05:21

Përveç në trajnime sportive, specialistët këtë ushtrim e aplikojnë edhe në mjekësi.

Zgjerimi i muskujve të shpinës ju ndihmon të hiqni qafe dhimbjet e shpinës dhe mundëson të keni një qëndrim të përsosur.

Ky ushtrim është tejet i rekomanduar për personat që punojnë në zyrë dhe qëndrojnë ulur për kohë të gjatë.

Pozicioni origjinal:

Shtrihuni në stomak dhe vendoseni ballin në dysheme.

Vendosni duart paralel me trupin dhe pëllëmbët e dorës i qitni te kofshët.

Bërrylat i drejtoni dhe këmbët i bëni bashkë.

Lëshoni frymën: Ngrini kokën, gjoksin dhe pjesën e lartë të stomakut ndërkohë që duart dhe këmbët qëndrojnë siç ishin.

Merrni frymë: Ngadalë kthejuni pozicionit origjinal.

Këtë ushtrim e përsëritni dhjetë herë dhe e bëni tri herë në javë për të ndjerë përmirësim në shpinë dhe muskuj të stomakut.