Ushtrimet që tonifikojnë dhe ngrenë lartë gjoksin (Foto)

Me kalimin e viteve, ndryshimet që përjeton organizmi i njeriut janë të shumta e nëse disa prej tyre janë të fshehta, shumë të tjera dallohen qartazi në pamjen tonë.

Lifestyle

07/06/2017 20:59

Flokë të thinjur, rrudha, çehre e zbehtë, qeska nën sy, dhe për fat të keq gjoks jo i ngritur si më parë. Të gjithë fajin e ka kolagjeni, proteina e bukurisë që pas moshës 25 vjeçare fillon e reduktohet ndjeshëm, shkruan Living.al.

Nëse flokët mund t’i lyeni, grimi mund t’ju fshehë disa vite, po për gjoksin çfarë mund të bëni?

Ne kemi përmbledhur në fotogalerinë e mëposhtme 7 ushtrime që do të tonifikojnë muskujt e kraharorit

Mblidhni dorën grusht dhe vendoseni nën mjekër për 5 sekonda. Relaksohuni për 5 sekonda dhe përsëriteni për 2-3 herë.

Bashkoni duart para gjoksit tuaj duke i mbajtur si në këtë foto. Sigurohuni të ushtroni presion dhe të rrini drejtë në mënyre që të tendosni muskujt.

Pompat mund të forcojnë muskujt e kraharorit. Mund të filloni duke bërë nga 10 në ditë dhe do të shihni ndryshim brenda një kohe shumë të shkurtër.

Shtrihuni në stomak, dhe përqipuni të kapni këmbët me duar. Rrini në këtë pozicion për 20 sekonda, bëni 10 sekonda pushim e përsëriteni 3 herë.

Qëndroni rreth gjysmë metri larg nga një mur, shtrini krahët dhe ushtroni presion për 20 sekonda. Mendoni se është një ushtrim i kotë, por nuk e dini sa shumë ndikon në tonifikimin e gjoksit.

Për dy ushtrimet e fundit ju nevojiten dy pesha për të realizuar këto pozicione. /Lajmi.net/