Ushtrimet që ju ruajnë nga sulmet në zemër

Ecjet e shkurtra, joga, ushtrimet “tai chi” dhe bërja e punëve të shtëpisë mund të ju mbrojnë nga sulmet në zemër.

Lifestyle

28/03/2017 03:32

Ushtrimet kanë dobi të larta për njerëzit me sëmundje kardiovaskulare – duke e ulur shansin e një përsëritjeje të sulmit në zemër, dhe ndikon në përmirësimin e cilësisë së jetës, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Doktor Daniel Forman, një kardiolog dhe udhëheqës i Shoqatës Amerikane të Zemrës, tha që mjekët po fokusohen shumë në përdorimin e ilaqeve, pa i prioretizuar ushtrimet.

“Shumë ofrues të kujdesit shëndetësor janë të përqendruar vetëm në menaxhimin mjekësor të sëmundjeve si ato të zemrës, pa u fokusuar drejtpërdrejt në të ndihmuarit e paicentëve që t’i maksimizojnë funksionet e tyre fizike”, tha Forman, profesor i Universitetit të Pittsburgh.