Ushtrimet gjatë shtatzënisë sjellin përfitime të mëdha shëndetësore

Pak ushtrime gjatë shtatzënisë mund të ju sjellin përfitime të mëdha shëndetësore për ju dhe beben.

Lifestyle

07/06/2015 18:00

Hulumtuesit kanë gjetur se gratë të cilat angazhohen në aktivitete të moderuara fizike gjatë shtatzënisë, janë më pak të ngjara që të kenë diabet gestational, dhe se ushtrimet gjithashtu ndihmojnë për të reduktuar shtimin e peshës së nënës.

“Ushtrimet nuk janë diçka që duhet të keni frikë gjatë shtatzënisë – nivelet e moderuara të ushtrimeve kanë efekte të konsiderueshme pozitive në shëndetin dhe është zbuluar se janë të sigurta për nënën dhe foshnjën,” thotë autorja e studimit Gema Sanabrina-Martinez nga Spitali ‘Virgen de la Luz’ në Spanjë, transmeton Lajmi.net.

Diabeti gestational është një nga komplikimet më të shpeshta të shtatzënisë. Ai është i lidhur me një rritje të rrezikut nga çrregullime të rënda të tilla si hipertensioni, lindja e parakohshme dhe lindja e detyruar apo cezariane.

Fëmijët e nënave me këtë diabet kanë më shumë gjasa që të bëhen me mbipeshë dhe kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të diabetit, transmeton Lajmi.net.

Duke shtuar më shumë peshë se sa që është e rekomanduar gjatë shtatzënisë ka rreziqe të mëdha dhe të ngjashme, dhe këto gra kanë më pak gjasa që të humbin peshën e tepërt, pasi fëmija të jetë lindur.

Ushtrimet u gjetën gjithashtu se ishin të dobishme në reduktimin e peshës së tepërt të fituar nga shtatzënia – ato të cilët kishin ushtruar gjatë shtatzënisë ishin mesatarisht më pak të trasha.