Ushtrimet fizike që i bëjnë keq barkut – Lajmi.net
Ushtrimet fizike që i bëjnë keq barkut
Autori: Lajmi.net FitLifestyle 19:54, 15 September 2017
Përpjekjet për të hequr qafe dhjamin e barkut është një problem i përbashkët i shumë njerëzve, që përpiqen të bëjnë ushtrime për bark të sheshtë apo klasa joge në të gjithë botën.

Por një nutricioniste hedh poshtë kët mit dhe se ushtrimet e pafundme për barkun në të vërtetë e zgjerojnë belin.

Amelia Phillips thotë se dhjami i tepërt bë bark mund të lidhet dhe me hormonin e stresit, dietat, deprivimin nga gjumi apo bërja më shumë ushtrime fizike në mënyrë të gabuar për barkun.

“Të humbësh dhjamin e barkut është më komplekse sa duket. Të bësh më shumë ushtrime se sa duhen apo ushtrimet për abdominalin në mënyrë jo korrekte ndikon në këtë. Mjaft njerëz humbin kohë në dysheme në palestër, kur më mirë do të ishte të bënte ushtrime që djegin kalori që bëjnë punë në mënyrë të integruar”, thotë Amelia.

Ajo rekomandon “heqjen dorë nga ushtrimet e thjeshta për barkun, duke u fokusuar tek ushtrimet kardio, që ju ndihmon të dobësoni barkun dhe tonifikimin e të gjithë trupit. Ushtrime alternative si crossfit, gira, pompa apo squat aktivizojnë thelbin e asaj që duam.

Stresi i lidhur me deprivimin nga gjumi mund të jetë arsyeja që stomaku është ende i shëndoshë vijon Amelia.

Nutricionistja thotë se njerëzit kanë dy tipe kryesore yndyre në trup: yndyra nën lëkurë, të cilat janë qeliza yndyrore sipërfaqësore që mund ti shohim dhe ti kapim, dhe yndyra e brendshme e cila është më e rrezikshme dhe rrethon organet. “Yndyra e brendshme shkaktohet nga kortizoli, i cili është hormoni i stresit”, thotë Amelia. /Lajmi.net/

 

Fjalët kyçe: barku, demtime, ushtrime

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Berry Rush
  • Play Turbo Racing 3
  • Play iStunt 2