Ushtrimet fizike me efekt të njëjtë sikur ilaçet kundër depresionit

Studimi i ri ka zbuluar se ekziston një gjë e tillë si ‘fitnesi mental’, e që ‘trashëgohet’ nga ushtrimet fizike.

Lifestyle

24/03/2016 12:52

Richard Maddock, profesor , ka publikuar së fundmi një studim në ‘Journal of Neroscience’, që sugjeron se ushtrimet intensive dhe të rregullta i kanë të njëjtat efekte në depresion sikurse ilaçet farmaceutike kundër depresionit, transmeton lajmi.net.

Efekti i kësaj është rritja e prodhimit të dy neruotransmistuesve të trurit: glutmates dhe acidit gama-aminobutyric.

Shkencëtarët gjithmonë e kanë ditur që truri është një organ i uritur për energji që kërkon glukozë dhe karbohidrate për ta mbështetur vetën, transmeton lajmi.net.

Siç duket, truri e ka metabolizmin e vet, dhe ushtrimet e përmirësojnë atë, njëjtë sikurse metabolizmin e trupit.

Prandaj, nëse jeni person që keni probleme me depresionin, atëherë ndoshta më mirë është të i kushtoni më shumë vëmendje fizikut tuaj sesa ilaçeve, që edhe kanë efekte anësore. /lajmi.net