Ushtrimet e shumta në javë të mira për shëndetin

Të merr më pak se 150 minuta ushtrime në javë për të përmirësuar tolerancën e glukozës në gjak, për të reduktuar yndyrën në trup dhe rrezikun nga të gjitha sëmundjet e mundshme të jetës vijnë nga trashësia, thotë një trajner. Në librin e saj të tretë “Don’t Lose Out, Work Out”, Rujuta Diwekar përpiqet për…

Lifestyle

07/03/2014 19:22

Të merr më pak se 150 minuta ushtrime në javë për të përmirësuar tolerancën e glukozës në gjak, për të reduktuar yndyrën në trup dhe rrezikun nga të gjitha sëmundjet e mundshme të jetës vijnë nga trashësia, thotë një trajner.

Në librin e saj të tretë “Don’t Lose Out, Work Out”, Rujuta Diwekar përpiqet për të trajtuar çdo imtësi në lidhje me ushtrimet, dhe i paraqet ato jo si një aktivitet, por si një shkencë e cila ka potencial për të luftuar të gjitha çrregullimet e jetesës duke përfshirë diabetin dhe trashjen.

Sipas një mjekeje të dietave, ushtrimi më i mirë është ai që e bën rregullisht.

“Nëse jeni adhurues i pishinës dhe stilit bretkosë, atëherë ky është ushtrimi më i mirë për ju.Nëse e doni punën rutinore, atëherë kjo është një punë rutinore për ju”, thotë ajo.

Diwekar gjithashtu sugjeron se, është më mirë që të bësh ushtrime 1 orë në ditë në shtëpinë tuaj nëse keni një makinë për ushtrime, nëse jo atëherë është më mirë që ta keni palestrën afër.

Ushtrimet e vazhdueshme reduktojnë yndyrën e trupit.