Ushtrime të thjeshta për një bark të sheshtë

Ta bëni barkun tuaj të sheshtë nuk është aq e vështirë po të hani shëndetshëm dhe të bëni disa ushtrime rregullisht.

Lifestyle

20/02/2016 22:25

“Bright Side” ka sjell për ju 4 ushtrime të thjeshta për të patur një bark perfekt vetëm në 4 javë:

Mbajeni trupin të ngritur horizontalisht me bërryla dhe gishtat e këmbës. Trupi juaj duhet të qëndrojë në vijë të drejtë nga koka të këmbët.

Mbështeteni veten me një bërryl të vendosur poshtë shpatullës teksa rrini shtrirë në njërën anë me këmbët drejtë. Shtyni vithet dhe belin lart duke ekuilibruar veten në krahun dhe këmbën tuaj derisa trupi juaj të krijojë një vijë diagonale.

Ngrijeni veten me duar e këmbë si dhe me ngadalë vithet lart dhe poshtë duke përkulur bërrylat tuaj.

Shtrihuni me shpinë dhe shtyni pjesën e parme të trupit tuaj sipër duke tërhequr veten së bashku me krahë. Tendosni muskujt e barkut sa më shumë të mundeni. /f.g/noa.al/