Ushtrime për forcimin e muskujve të këmbëve

Ja disa ushtrime për këmbë më të bukura.

Lifestyle

15/05/2017 21:47

Shtrihuni në tokë duke u mbështetur mbi njërën bërryl ( shih foton) dhe këmbët të shtrira drejt. Filloni duke ngritur njërën këmbë deri në lartësinë e kofshës, shkruan Living.al. Mbajeni këmbën në pozicionin lart deri në 3 sekonda dhe përsëriteni këtë ushtrim deri në 12 herë.

Uluni në tapet dhe mbështetuni mbi dy krahët mbas shpine dhe me këmbët e mbledhura në gjunjë. Filloni ushtrimet me njërën këmbë duke e ngritur deri në nivelin e gjurit të mbledhur dhe më pas duke e rikthyer në pozicionin fillestar. Alternojini ushtrimet për të dyja këmbët duke i përsëritur rreth 20 herë.

Qëndroni në pozicionin e mbështetur mbi 4 gjymtyrë si në foto. Filloni të ngrini këmbën e majtë deri në pozicionin e kofshës dhe më pas rikthehuni sërish në pozicionin fillestar. Alternojini ushtrimet për të dyja këmbët duke i përsëritur rreth 12 herë për çdo këmbë.

Qëndroni të mbështetur në pjesën e pasme të një karrigeje mbi gishtat e këmbëve. Ngrihuni dhe uluni nga pozicioni mbi gishta duke i forcuar muskujt. Qëndroni 5 sekonda në pozicionin mbi gishta dhe përsëriteni këtë ushtrim disa herë. /Lajmi.net/