Ushtria ukrainase dëmtoi një kishë ortodokse në Lluhansk

Ushtria ukrainase ka hedhur granata dhe e ka shkatërruar kishën ortodokse në qendër të qytetit Lluhansk, në lindjen  të Ukrainës, thanë pjesëtarë të forcave separatiste, të cilët e mbajnë ende nën okupim këtë qytet. 

Bota

07/08/2014 00:16

Kisha nuk është shkatërruar në tërësi, por muret e saj janë dëmtuar seriozisht, shtuan ata për agjencinë ruse të lajmeve Itar-Tass.

Sipas fjalëve të separatistëve, kjo është bërë me qëllim apsi që në diametër prej disa kilometrave nga kisha nuk ka pasur pozicione të tyre.

Sot më herët, agjencia franceze e lajmeve AFP njoftoi se në luftimet e ashpra të forcave të sigurisë së Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë janë vrarë 18 ushtarë gjatë 24 orëve të fundit, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë ukrainase.

“Gjatë 24 orëve të fundit 18 ushtarë janë vrarë dhe 54 janë plagosur”, deklaroi Andrij Lisenko për AFP.

Forcat ukrainase natën e shkuar për herë të parë kanë bombarduar pozicionet e separatistëve pro-rusë në Donjeck, qytetin më të madh në lindje të Ukrainës, por nuk ka pasur viktima në njerëz, njoftuan të mërkurën autoritet e këtij qyteti.