Ushtria siriane merr nën kontroll 5 qytete

Me ndihmën e sulmeve ajrore ruse, ushtria siriane i ka çliruar pesë qytete në krahinën Hama, njoftojnë zyrtarët sirianë për mediat ruse.

Bota

11/10/2015 18:39

“Avancimi i trupave siriane filloi pas veprimeve ruse. Si rezultat , dhjetëra terroristë u vranë , ndërsa të tjerët u larguan”, kanë thënë zyrtarët e ushtrisë siriane.

Bëhet e ditur se, aktualisht trupat e ushtrisë siriane po i afrohen kufijve të krahinës së Idlib në veri të vendit, pjesë kjo e cila është pothuajse tërësisht nën kontrollin e rebelëve.

Gjenerali i ushtrisë siriane Ali Abdullah Ayub, tha se forcat e armatosura të atij vendi kanë filluar një operacion të madh për t`i çliruar territoret e okupuara nga terroristët.

Siç kishte njoftuar kohë më parë Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, sulmet ajrore i kishin shkaktuar dëm të madh logjistik rrjetit të Shtetit Islamik./arbresh.info.