Ushtria irakiane depërton 5 kilometra në brendësi të Mosulit

Ushtria irakiane në luftimet që është duke i zhvilluar kundër terroristëve të Shtetit Islamik për të rikthyer nën kontroll Mosulin, ka bërë përparime të ndjeshme.

Bota

22/10/2016 22:27

Sipas zyrtarëve të sigurisë irakiane, gjatë ofensivës së sotme, ushtria ka arritur që të lëviz pesë kilometra në brendësi të qytetit.

Bëhet e ditur se ka shenja të rebelimit të qytetarëve kundër terroristëve të ISIS-it, por po ashtu parashihet që lufta për Mosluin të jetë e vështirë, pasi ISIS do të tentoje me çdo kush të mbrojë qytetin për shkak të rëndësisë dhe strategjisë që ka, transmeton Kp.

Në Mosul besohet së janë duke luftuar 4.000 deri në 8.000 luftëtarë të Shtetit Islamik.Ushtria Irakiane e mbështetur edhe nga ajo amerikane, kanë filluar një ofensivë për të rimarr kontrollin e Mosulit, qyteti i dytë më i madh në Irak. Për të përcjell luftimet, në Irak kanë qëndruar sot edhe zyrtarë të lartë të Pentagonit.

Turqia kishte kërkuar nga Iraku dhe SHBA-të që t’i lejohej pjesëmarrja në këto luftime, por Qeveria e Bagdadit ka kundërshtuar ndërhyrjen e ushtrisë turke në territorin e saj.