Ushtria hungareze përgatitet për ta izoluar kufirin

Ushtria e Hungarisë ka nisur stërvitjet për vendosjen eventuale në kufirin jugor, në përpjekje për të ndaluar fluksin e refugjatëve që çdo ditë arrijnë nga Serbia.

Lajme

10/09/2015 09:41

Rrethoja me gjemba tashmë është duke u ndërtuar përgjatë kufirit. Deputetët pritet të votojnë për kontrolle më të rrepta kufitare gjatë këtij muaji.

Autoritetet kanë thënë se presin 40 mijë refugjatë javën e ardhshme.