Ushtria e Shqipërisë shpëton 4 personat e bllokuar në Malin e Dajtit

Prej katër ditësh kishin mbetur të bllokuar në malin e Dajtit si pasojë e dëborës së rënë së fundmi, ndërsa ditën e sotme 4 punonjës të Radiotelevizionit dhe Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit janë shpëtuar nga efektivë të Forcave të Armatosura.

Lajme

03/03/2018 16:59

Operacioni ka zgjatur gati 6 orë ditën e sotme, në të cilin morën pjesë 10 efektivë të Komandës Mbështetëse, që në fund arritën të shpëtojnë 4 personat e bllokuar, njofton Tch.

Ky është rasti i dytë gjatë kësaj jave të ftohtë, që ushtria shqiptare shpëton qytetar të ngujuar nga bora.

Ditë më parë prestarët e FA-së, kishin shpëtuar edhe një grua të sëmurë që ishte bllokuar nga bora në fshatit Tejdrinë.