Ushtria e Pakistanit vret 30 militantë islamikë

Zyrtarët të inteligjencës së Pakistanit kanë njoftuar wpr sulmet ajrore të kryera sot në mëngjes në rajonin veriperëndimor Kiber, duke vrarë 30 militantë të grupit Lashkar-e-Islam.

Bota

25/03/2015 16:32

Mediat e këtij vendi thonë se në mesin e të vrarëve është edhe zëdhënësi i grupit, Alahudin Ajubi.

Forcat e këtij vendi janë duke kryer sulme ndaj pozitave të militantëve tash e disa rresht.

Agjencia Reuters, ndërkaq, raporton se gjatë operacioneve janë vrarë edhe shtatë ushtarë pakistanez.