Ushtria e Kosovës revolton serbët, mbushin veriun me flamuj

Flamujt serb janë projektuar në gjithë qytetin në dritare të banesave e shtëpive, tarraca, shesheve kudo.

Lajme

14/12/2018 08:11

Qytetarët serb që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës në kundërshtim të transformimit të FSK-së në Ushtri kanë kundërshtuar një nismë të tillë.

Ata në shenjë revolte kanë mbushur gjithë Mitrovicën me flamuj serb, transmeton lajmi.net.

Flamujt serb janë projektuar në gjithë qytetin në dritare të banesave e shtëpive, tarraca, shesheve kudo, shkruan RTS.

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot në ora 10:00 fillon seancën për transformimin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës. /Lajmi.net/