Ushtria e Kosovës e forcon krahun jugor të NATOS-së – Lajmi.net
Ushtria e Kosovës e forcon krahun jugor të NATOS-së
Autori: Milazim Krasniqi Opinion 11:35, 9 March 2017
Milazim Krasniqi
Milazim Krasniqi
Hutia që po shfaqin një pjesë e politikanëve lidhur me transformimin e FSK në ushtri, dëshmojnë se sa ka degraduar në kokat e tyre ideja e shtetndërtimit.

Përndryshe, nëse besojnë se jetojnë në një shtet që quhet Kosovë, duhet të jenë gjithmonë të gatshëm për formimin e ushtrisë së tij. Edhe n’pikë të natës, si thuhet! (Bile vonesa kaq e gjatë, vetvetiu flet për deficitin e derisotëm të vullnetit politik në konsolidiin e plotë të shtetit tonë.) Por, ata që janë ende të hutuar, mund të kthjellohen edhe nga kjo që tha dje Vojisllav Shesheli: “Me ndihmen e Rusisë, do ta kthejmë Kosovën nën Serbi”. Pra, rrugë tjetër nuk ka, o njerëz: ose forcimi i shtetit tonë e (dhe i kombit tonë) ose rreziku të na gllabërojë një ditë Serbia.

Kjo qasje për forcimin e shtetit dhe të kombit tonë, ku futet edhe formimi i ushtrisë së Kosovës, nuk e prishë aspak partneritetin me SHBA e NATO. Përkundrazi, e forcon krahun jugor të NATO-s. E pengon rikthimin e Rusisë në ujërat e ngrohta të Adriatikut.

Një gjë duhet të thuhet qartë edhe më këtë rast: SHBA dhe NATO-ja na kanë ndihmuar në mënyrë vendimtare për çlirimin dhe pavarësimin e vendit, për çka ne u jemi mirënjohës gjithë jetën. Por, kjo nuk do të thotë se duhet të na lënë shtet-sakat përgjithmonë, duke mos pasur ushtrinë për ta mbrojtur edhe vetë vendin tonë nga agresioni i mundshëm, i atyre që përditë thonë se do të na ripushtojnë e do të na shkatërrojnë. Sikundër dihet, SHBA gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka ndihmuar çlirimin e shumë shteteve të sotme të Evropës, por pastaj i ka lënë të konsolidojnë sovrantitetin shtetëror, natyrisht edhe me ushtritë e tyre. Nuk ka arsye të jemi ne përjashtim prej këtij rregulli./Lajmi.net/

Fotolajm

Kim Jung, bëhet pjesë e batutave
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bike Rivals
  • Play iStunt 2
  • Play Turbo Racing 3