Ushtari Grek me aeroplan luftarak shkon për të tërhequr EURO në Turqi!

Piloti i forcës ajrore Greke fluturoi me një avion luftarak F16 për në Turqi për të tërhequr para nga bankomati, pasi që në Greqi është ndaluar tërheqja më shumë se 40 euro brenda një dite.

Fun

20/07/2015 16:56

Piloti grek e komandoi avionin e tij F-16 dhe fluturoi në vendin fqinj Turqi, për të tërhequr 2000 euro nga bankomati, në mënyrë që tu ikte ndalesave në vendin e tij.  Piloti ishte duke kryer patrullë ajrore mbi ishullin Samos gjatë ditës së shtunë kur papritmas e ndryshoi kursin e fluturimit dhe ateroi në një pistë të braktisur në qytetin Soke vetëm 3 kilometra larg provincës perëndimore të Turqisë Aydin, sipas një uebfaqe të fluturimeve nga Franca, piloti grek e kishte fshehur avionin në një hangar dhe kishte shkuar në qendër të qytetit për të tërhequr para nga bankomati, një shumë prej 1400 – 2000 euro, në lira turke, tërheqjen e kishte bërë nga tre bankomatë, dhe më pas i shëndrroi ato në euro në një zyrë këmbimesh. Pastaj ai mori avionin dhe u kthye në Greqi.

Një zyrtarë i Qeverisë Greke i kontaktuar nga gazetat ndërkomëtare, kishte thënë se kishte dëgjuar mediat turke për këtë ngjarje, por nuk kishte komentuar asgjë. /lajmi.net

 

 

Greece Financial Crisis Defense

greece-cash-machin_3372695b